close
Sport

ZYRTARE: BARCELONA FIRMOS ME FERRAN TORRES DERI NË VITIN 2027

Torres

KONTRATA DHE KLAUZOLA E FRIKSHME PREJ 1 MILIARD EURO

Klubi spanjoll Barcelona nga dita e sotme në radhët e veta ka sjell futbollistin 21 vjeçar Ferran Torres.

 

Barcelona sot edhe zyrtarisht ka bërë zyrtarizimin e marrëveshjes me futbollistin spanjoll, i cili erdhi në Camp Nou nga Manchester City, ku u aktivizua prej gushtit të vitit 2020.

 

Ndërkaq, për të transferuar 21-vjeçarin, Barcelona ka shpenzuar plot 55 milionë euro, ndërsa kontrata me Ferran ka një kohëzgjatje deri në vitin 2027. Ndërkohë, bie në sy edhe klauzola e frikshme që katalanasit kanë vënë për secilin klub që do të kërkojë shërbimet e fantazistit para vitit 2027, teksa bëhet fjalë për plot 1 miliard euro, shkruan Super Sport.

 

Vlen të theksohet se Ferran Torres ka pasur eksperiencë edhe më parë në La Liga pasi është aktivizuar në radhët e Valencia, klub në të cilin është formuar. Kujtojmë se afrimi i Torres është i dyti për katalanasit pas Dani Alves, teksa trajneri Xavi Hernandez do të provojë të rikthejë ekipin në nivele të larta./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia