THOMAS TUCHEL KA NËNSHKRUAR KONTRATË 18-MUJORE
Ashtu siç pritej, startegu gjerman Thomas Tuchel do të drejtojë ekipin e Chelseat . Lajmin e ka bërë publike vetë londinez që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin gjerman. Ish trajner i PSZH-së Tuhel në pankinën e ekipit zëvendson mesfushorin legjendar Franck Lampard, i cili u shkarkua paraditen e të hënës.
Në komunikatën zyrtare të bluve të Londrës njoftohet se trajneri Tuchel ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me klubin e Chelseat, me opsion për rinovim edhe për të tjera sezone, nëse gjërat do të shkojnë mirë.
Thomas Tuchel drejtoi për dy sezone e gjysmë klubin e Paris Saint Germain, me të cilin shkoi deri në finalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por u shkarkua në dhjetorin e vitit të kaluar. /KlanMacedonia