close
Sport

Zyrtare: Praga nikoqire e finales së Ligës së Konferencës 2023

Eden Arena Prage

Një detaj tjetër i rëndësishëm për kompeticionin e Ligës së Konferencës është që u vendos që tani se ku do të luhet finalja e edicionit tjetër.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që finalja e kësaj gare të zhvillohet në kryeqytetin çek, Pragë.

Saktësisht, në stadiumin “Eden Arena” më 7 qershor 2023, do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës për edicionin 2022/23.

/KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia