close
Sport

ZYRTARE: QUIQUE SETIEN PASARDHËS I VALVERDE-s

Quique Setien Barcelona

Rezultatet e fundit në kampionat por edhe eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid kanë detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të shkëpusë marrëdhëniet me Ernesto Valverden.

Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, Barça bëri të ditur me një komunikatë në faqen zyrtare shkarkimin e 55-vjeçarit, ku e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në të ardhmen. Ernesto Valverde u ul në pankinën e Barcelonës pas largimit të Luis Enriques në verën e vitit 2017-të dhe në këto dy vite e gjysmë arriti të fitonte dy tituj kampion në Spanjë, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë, ndërkohë u eliminua në Ligën e Kampionëve në mënyrë të turpshme me përmbysje një herë nga Roma dhe një herë nga Liverpooli.

Pas refuzimeve që mori nga Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez, Barcelona ka gjetur menjëherë pasuesin e Valverdes dhe ai është Quique Setien, ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betis, ka firmosur për dy vite e gjysmë deri në qershor të 2022-it dhe do të prezantohet zyrtarisht këtë të martë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia