close
Sport

ZYRTARE – RAFINHA LARGIMI I PARË NGA PSG

Rafina largohet

AI NË FORMËN E HUAZIMIT KALON NË REAL SOCIEDAD


 

Rafinha është futbollisti i parë që largohet nga PSG. Mesfushori ofensiv ka vendosur të rikthehet në La Liga, aty ku ka luajtur më parë me Barcelonën dhe Celta Vigon.

Braziliani ka kaluar te Real Sociedad në formë huazimi deri në fund të sezonit. 28-vjeçari nuk po ia dilte të përfitonte minuta te PSG, dhe tani është gati për aventurën me ekipin bask.

Kartoni i lojtarit vazhdon t’i takojë skuadrës së Paris Saint Germain./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia