close
Sport

Zyrtare: Shitet Chelsea, marrëveshja rekord në histori të futbollit

Chelsea

Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly ka nënshkruar një marrëveshje të premten për të blerë Chelsean për 4.68 miliardë euro, sipas “Telegraph”. Ajo që mungon është marrëveshja e Qeverisë britanike dhe Premier League për të ratifikuar shitjen.

Ky është një hap vendimtar në procesin e shitjes së Chelseas. Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, një biznesmen amerikan, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin londinez nga Roman Abramovich, kundrejt 4 miliardë paundëve, ose rreth 4.68 miliardë euro..

Nëse konfirmohet, kjo marrëveshje do të duhet të miratohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Premier League, përpara se shitja të bëhet zyrtare. Megjithatë, procesi duhet të përshpejtohet në javët në vijim.

Licenca që gëzon Chelsea për të evoluar në Premier League skadon më 31 maj, për shkak të sanksioneve të marra nga autoritetet britanike ndaj oligarkëve rusë, pasojë e luftës së nisur në Ukrainë nga Moska.

I shpallur ditët e fundit si favorit për marrjen e Chelseas, Boehly tashmë ka investuar në sport, pasi zotëron aksione në ekskluzivitetet e Los Angeles Dodgers (MLB) dhe Los Angeles Lakers (NBA), në Shtetet e Bashkuara.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia