close
RajoniTop LajmeVendi

ZYRTARËT E RMV-së DHE KOSOVËS PËRSHËNDESIN SANKSIONET NDAJ DODIKUT

mbyllet-fushata-kosova-dhe-maqedonia-ne-heshtje-neser-ne-zgjedhje

SHBA: DODIK KA MINUAR INSTITUCIONET E B e H


 

Ministri I Jashtëm I Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes Tuitterit ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve duke theksuar se Maqedonia e Veriut dënon çdo akt të cënimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Edhe Presidentja e Kosovës ka përshëndetur vendosjen e sanksioneve për zyrtarët e lartë serbë të Bosnjës.” Një vendim më se I nevojshëm I administratës amerikanë. Përvec veprimeve korruptive, Dodiku ka cënuar paqën, sigurinë dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës” – ka shkruar Osmani në Tuitter.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës transmeton .

Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur të televizionit “Alternativna Televizija nga Banja Luka”.

“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia