close
Top LajmeVendi

ZYRTARI POLICOR SHTYN GAZETARËT PËR SHKAK TË MIJALKOVIT

pol

Shoqata e Gazetarëve ka njoftuar se dënon sjelljen e zyrtarit të uniformuar të Burgut të Shutkës, I cili ka shtyrë gazetarët dhe operatorët dhe ka penguar gjatë kryerjes së punës së tyre, me rastin e daljes nga burgu të ish-Shefit të DSK-së, Sasho Mijalkovit.

“SHGM-ja do të bëjë thirrje për përgjegjësi nga ana e MPB-së dhe Drejtorit të Burgut për sjelljen skajshmërisht të pashembullt dhe të palejueshëm nga ana e zyrtarit të uniformuar ndaj ekipeve të gazetarëve të Klan M dhe A1on” – thuhet në reagimin e SHGM-së.

Ndryshe gazetari I Klan M, Furkan Saliu, ka qenë I penguar gjatë kryerjes së detyrës së tij të gazetarit, për shkak të vërrejtjeve se vetura e Mijalkovit, sipas të gjitha rregullave, nuk guxon të afrohet te  dera e burgut.

Por, kur është në pyetje Mijalkovi rregullat dhe ligjet që duhet të zbatohen pikërisht nga zyrtarët e uniformuar, as që merren parasysh, mbase më lehtë e kanë të merren me gazetarët./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia