close
Top LajmeVendi

 ZYRTARISHT REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Vlada-1-1

Hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës


Nga Qeveria e Maqedonisë për herë të parë kanë dërguar komunikatë për mediat me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.  Ka hyrë në fuqi Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 dhe 845 nga viti 1993 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për ndërprerjen e e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve, që Ministria e Jashtme në mënyrë përkatëse e ka shpallur në Gazetën Zyrtare – ka njoftuar Qeveria.

“Njoftojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligji Kushtetues për zbatimin e amendamenteve 33 deri 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që Kuvendi i miratoi më 11 Janar të vitit 2019.

Të njëjtat hyjnë në fuqi më 12 Shkurt me publikimin nga ana e Qeverisë në Gazetën Zyrtare – thuhet në Komunikatën e Qeverisë. Me këtë siç thuhet, fillon realizimi i obligimeve që dalin nga Marrëveshja përfundimtare dhe ndryshimet kushtetuese. Edhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në profilin e tij në Tuitter ka njoftuar se ka arritur nota verbale nga Greqia dhe se Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi. Ai ka shkruar se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy fqinjëve. /Klan Maqedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia