“10 vite pacientët operohen me vegla të ndryshkura” – Mexhiti: Gjysmat e spitaleve nuk i plotësojnë kushtet, duhet të mbyllen!

Një deklaratë shokuese ka bërë Ministri i Shëpndetësisë Fatmir Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin. Mexhiti ka theksuar se në spitalet e vendit bëhen operacione me vegla të vjetra e të ndryshkura, përcjell KlanM.

“po ashtu është operuar zonja gazetare. 10 vite është operuar ashtu. Edhe unë habitem. Me kemi porositur menjëherë. Absolutisht, punohet me mjete të ndryshkura dhe unë ndjej keqardhje për këtë. Më besoni. nëse ne fillojmë tani të çojmë inspeksione nëpër të gjitha këto spitale, besoni se gjysmat e spitaleve në Maqedoni nuk i plotësojnë kushtet për të qenë spitale. Ato duhet të mbyllen”, deklaroi Fatmir Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mexhiti tha se këtë problematikë e ka ngritur edhe në qeveri dhe ka marrë masa të menjëhershme, por ka vonesa për shkak të procedurave./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share