10 vite shoqata për kulturë dhe art – Tradita

Në 10 vjetorin e shoqatës për kulturës dhe arti Tradita, u organizua tribuna shkencore me titull Tetova dhe kontributi i saj në proceset historike kombëtare. Drejtuesit e kësaj shoqate thanë se kjo është hera e parë që organizohet një tribunë e tillë pas shumë vitesh në Tetovë

Më 20 shtator 2012, në vitin historik të pavarësisë së Shqipërisë dhe të flamurit kombëtar, ne themeluam subjektin tonë kulturore Tradita dhe që nga ajo kohë e deri më sot jemi përpjekur të organizojmë aktivitete të karakterit arsimor, kulturor dhe shkencor dhe artistik”, deklaroi Selam Sulejmani – Kryetar i Shoqatës Tradita.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është një tribunë shkencore, janë përfshirë ligjerues nga universitete të ndryshme, është përfshirë Tetova nga shekulli XV, XVI e deri në ditët tona, Tetovës i mungon një monografia dhe kjo tribunë e organizuar nga shoqata Tradita është një përpjekje për të krijuar një të tillë në të ardhmen, monografi për qytetin që ka dy universitete dhe që nuk ka as një monografi”, deklaroi Xhelal Zejneli – Anëtar I Shoqatës Tradita.

Në temat e ndryshme që u prezantuan, Donika Bakiu mori pjesë në këtë tribunë me temën Praktikat e mbishkrimeve publike dhe private në qytetin e Tetovës.

“Sot do të shfaq praktikën e drejtshkrimit në qytetin e Tetovës, kemi hyrë në disa markete ku kam fotografi me gabime drejtshkrimore si dhe në institucione ku bëhen shkelje, dmth mungojnë Ë, dikush mund të thotë se nuk është shkelje sepse është gabim por edhe kjo është shkelje, pasi me ligjin e gjuhës të RMV-së, ata mund edhe të dënohen për këtë çështje”, deklaroi Donika Bakiu. 

Të gjitha punimet shkencore që u prezantuan në këtë tribunë do të publikohen në një libër shkencor i cili pritet të botohet brenda vitit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share