145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot bëhen plot 145 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.

Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.

Në Prizren pritet që ditën e sotme të ketë aktivitete të shumta, të cilat kryetari i komunës  së këtij qyteti, Shaqir Totaj, i bëri me dije gjatë një interviste në emisionin “Opinion” javën që po lemë pas. (Shiko më shumë)

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, mësohet se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në tribunën e shënimit të kësaj dite në Prizren dhe në manifestimin qendror të 145-vjetorit të kësaj Lidhjeje dhe të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në përmbyllje të shënimit të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare, Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share