20 destinacionet më shumëngjyrëshe në Evropë (Foto)

Me kryeqytetet e saj të fuqishme, qytetet e gjalla bregdetare dhe fshatrat e bukur që duhen parë për t’u besuar, Evropa është plot ngjyra në çdo kuptim të mundshëm të fjalës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Njëzet nga destinacionet më spektakolare të kontinetit, janë renditur më poshtë:

-I përqafuar nga ujërat smerald të lagunës veneciane, ishulli Burano është gjerësisht i famshëm për dy gjëra: traditën e tij të prodhimit të dantellave dhe shtëpitë shumëngjyrëshe. Për këtë të fundit, thuhet se peshkatarët vendas i lyenin shtëpitë me ngjyra të ndezura për të kufizuar pronat dhe për t’i bërë ato më të dukshme nga deti.

Ishulli Burano, Itali

– Me shtëpitë e saj blu të rrethuara nga kodra piktoreske, Qyteti Juzcar në Spanjë është padyshim një pamje që mahnit syrin. Shkurtimisht, historia filloi në verën e vitit 2011, kur Sony Pictures vendosi të pikturonte një nga fshatrat tradicionale të bardha të Spanjës në blu të ndezur, si pjesë e një fushate marketingu për filmin The Smurfs 3D.

Juzcar, Spanjë

– Kryeqyteti më i vogël dhe më verior i Evropës mund të jetë i ftohtë, i izoluar dhe i rrethuar nga një fshat i shkretë, por nuk ka asgjë të ftohtë apo të zymtë për islandezët dhe shpirtin e tyre të gjallë. Dhe kjo mund të vërehet fillimisht në peizazhin shumëngjyrësh të qytetit të Reikjavikut, të mbushura me shtëpi shumëngjyrëshe të ulëta të veshura me hekur të valëzuar që duken fiks si kuti Lego. Padyshim një nga destinacionet më fotozhenike në Evropë!

Reikiavik, Islandë

 Cinque Terre rrëmben vëmendjen, krijon qetësi dhe çliron mendjen e të gjithë atyre që e vizitojnë. Kur shihen nga uji, shtëpitë me tarraca me ngjyrë ylberi të Monterosso al Mare, Vernazza, Corniglia, Manarola dhe Riomaggiore janë të vendosura përgjatë një prej vijave bregdetare më spektakolare në botë.

Cinque Terre, Italy

– Kanali piktoresk Nyhavn i Kopenhagen, tani është një nga zonat më të bukura në Danimarkë. Shtëpitë e ndërtuara në shekujt e 17-të dhe të 18-të, fillimisht ishin menduar të merreshin me qira nga banorët e varfër dhe të klasës së mesme të qytetit, ndërsa pallatet mbresëlënëse në anën me hije të kanalit ishin projektuar për të shërbyer si rezidenca për elitën e pasur.

Copenhagen, Denmark

-Për vizitorin për herë të parë, Wroclaw mund të sjellë një sërë surprizash. Qyteti i katërt më i madh në Poloni ofron një përzierje mjaft unike të historisë, cultures dhe atmosferës së re, kozmopolite. Si një pasqyrim i identitetit të tij, arkitektura e qytetit të vjetër të mirëmbajtur të tij është magjepsëse. Duke filluar nga stili gotik dhe barok deri te Art Nouveau, ndërtesat historike me nuanca pastel që kornizojnë Sheshin mesjetar të Tregut (Rynek).

Wroclaw Old Town, Poland

– Me akullnajat e tij spektakolare fqinje, drerët e egër dhe rrugët pa emra, qyteti i vogël i minierave Longyearbyen në Norvegji është vendbanimi më verior në botë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në këtë qytet të izoluar, ku dielli nuk lind për 4 muaj, i mungon ngjyra apo tërheqja. Përkundrazi, shtëpitë e saj prej druri krijojnë një ylber ngjyrash të gëzueshme, duke ndriçuar mjedisin e ashpër dhe akromatik arktik ku shtrihet.

Longyearbyen, Norway

– Aty ku Franca takohet me Italinë dhe Alpet madhështore formohet një sfond piktoresk , një qytet bregdetar veçanërisht tërheqës që bashkon më të mirën e të gjitha botëve mesdhetare, Menton. Përveç pallateve të tij luksoze në Belle Époque dhe kopshteve të mrekullueshme tropikale, ky resort i adhurueshëm shquhet për ndërtesat e tij të vjetra të lara në tonet okër, të verdhë dhe terrakote, të cilat, kur shihen nga uji, duken të mbivendosra si pllaka mbi një çati.

Menton, France

-Shtëpitë me ngjyrë pastel të rreshtuara buzë ujit janë padyshim një xhevahir i ishullit në Gjirin e Napolit.

Procida Island, Italy

-Të lyera me nuanca të theksuara, të kuqe, blu, jeshile dhe të verdhë, kasollet piktoreske të plazhit përgjatë shëtitores mbi West Cliff Beach në Whitby krijojnë një pamje ikonike të Yorkshire-it të Veriut. Këto shtëpi tradicionale bregdetare, ende të forta sot, ishin një trend në vitet ’50, kur banja dielli u bë një aktivitet popullor i kohës së lirë familjare.

North Yorkshire, England

– Një shpërthim ngjyrash, shijesh dhe energjie! Pazari i Madh i Stambollit është padyshim një nga destinacionet më me shumë ngjyra në Evropë, dhe ndoshta në botë. Nga fenerët vezullues të mozaikut të varur mbi rrotulla, qilimat tradicionalë e deri te copat e mëndafshit oriental e koshat me erëza shumëngjyrëshe që mbushin vitrinat e dyqaneve, i japin magji kuzhinës përrallore të këtij kombi.

Grand Bazaar, Istanbul, Turkey

– Shëtitja në rrugët e Notting Hill të Londrës është e paharrueshme. Shtëpitë janë të lyera me  ngjyra të gjalla si e kuqe, blu dhe livando. Zona është veçanërisht e famshme për karnavalin Notting Hill dhe tregun javor në rrugën Portobello, por ajo gjithashtu ka një sërë librarish, kafenesh dhe dyqane rrobash.

 Notting Hill, London, England

– I quajtur shpesh Venecia Portugeze, Costa Nova u bë një destinacion popullor plazhi në mesin e shekullit të 19-të, kur artistë dhe intelektualë filluan të dynden në zonë, të tërhequr nga shtrirja e gjerë e rërës dhe Laguna e mrekullueshme Aveiro. E veçanta më e habitshme e Costa Nova është koleksioni i saj i pazakontë i “palheiros”, shtëpia tradicionale prej druri e lyer me vija shumëngjyrëshe. Këto ndërtesa të veçanta, përdoreshin dikur nga peshkatarët vendas si hapësira magazinimi.

Costa Nova, Portugal

-Është e vështirë për të gjetur një vend më të gjallë se Keukenhof në pranverë. I njohur gjithashtu si Kopshti i Evropës, ky park i mrekullueshëm në Lisse të Holandës është i mbuluar me lule të kuqe, portokalli, të verdha, rozë dhe vjollcë çdo vit, nga Marsi deri në Maj. Me llojet e tij të ndryshme të kopshteve me peizazh, serra magjike dhe terrene të mbuluara me tulipanë delikatë, Keukenhof është një nga kopshtet më spektakolare të luleve natyrore në botë dhe i dyti më i madhi pas Kopshtit të Dubait.

Keukenhof, Lisse, The Netherlands

-I ndodhur pranë kufirit me Gjermaninë, qyteti i adhurueshëm alzasian i Colmar, me rrugët e tij të bukura me kalldrëm dhe kanalet e çuditshme të përshkuara nga ura, është lloji i vendit që sjell në mendje përrallat e fëmijërisë. Bërthama e tij e vjetër është ruajtur në mënyrë të mrekullueshme me koleksionin më të veçantë të shtëpive mesjetare gjysmë-druri, të gjitha të ngjyrosura në pastel me shkumës dhe të zbukuruara me vazo të vogla me lule të freskëta.

Colmar, France

– Teror është një nga qytetet më të bukura të Gran Canaria. Të grumbulluara përgjatë sheshit kryesor të qytetit, qyteti ka shumë shtëpi të bukura të vjetra të zbukuruara me ballkone prej druri dhe të lyera me ngjyra.

Teror, Spain

– I vendosur në shpatet e malit Baldo, në brigjet veriore piktoreske të liqenit Garda, Torbole është perla e një qyteti me portin e tij mbresëlënës të mbuluar nga rrezet e diellit dhe të veshura me shtëpi me ngjyra të ndezura.  Gëte e ka përshkruar si një “mrekulli të natyrës e vend magjepsës”.

Torbole, Italy

-Edhe pse më pak i famshëm se Barcelona fqinje, qyteti katalanas i Girona ka një mori atraksionesh të mrekullueshme. Me një mori vendesh për të shëtitur dhe gamë ngjyrash rozë, të verdhë e portokalli, ky destinacion duhet të jetë i radhës për ju.

Girona Riverfront, Spain

Sighisoara, qyteti më i gjallë i Rumanisë dhe i vetmi i listuar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një përzierje magjepsëse, e punuar mirë e arkitekturës saksone dhe legjendave mesjetare, me detaje gotike intriguese. Shtëpitë me ngjyra ylberi e me stil barok, janë të parezistueshme për vizitorët kudo në botë.

Sighisoara, Romania

– I quajtur “Hotel of Colors”, Pantone, në zemër të Brukselit, ka 59 dhoma bashkëkohore. Një vepër e arkitektit Michel Penneman në bashkëpunim me dizajnerin Olivier Hannaert, ky vend novator dallon nga hotelet e tjera për shkak të ngjyrave, jo vetëm si një element kyç i dizajnit, por edhe si një stimul pozitiv për të nxitur humorin./tvklan.al

Pantone Hotel, Brussels, Belgium

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share