Me parakalimin e ushtarëve të Kosovës janë përmbyllur aktivitetet e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Presidenti Thaçi tha se janë duke punuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
Ushtarët e FSK-së kanë parakaluar për nder të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërsa i ka vizituar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai bashkë me ministrin e Mbrotjes kanë bërë homazhe para obeliskut të lirisë. Tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri.
“Themeluam FSK-në, para pak muajsh morëm edhe vendimin historik për shndërrimin në ushtri, prandaj sot FSK-ja është e mëshiruar në këtë dëshirë për liri dhe në gatishmëri për mbrojtjen e paqes.” – tha Hashim Thaçi-President i Kosovës.
Ndërsa tha se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
“Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Rruga jonë nuk është e lehtë dhe e shpejtë, por është e sigurt.” –deklaroi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Me këtë ngjajre janë përmbyllur të gjitha aktivitetet të organizuara për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/