200 autobusë të transportit privat sërish bllokuan Shkupin

JOVANOVSKI: AUTOBUSËT DO TË QËNDROJNË NË RRUGË DERISA NUK ARRIHET MARRËVESHJE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Edhe sot vazhdoi bllokada në transportin urban të qytetit të Shkupit, pasi transportuesit privatë nuk arritën të takohen me kryetaren, Danela Arsovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me 200 autobusë të “Sloboda Prevoz” dhe “Makexpress” të parkuar në kryqëzimet pranë Kryqit të Kuq, QT “Mavrovasja” dhe në rrugën Ilindenska afër Qeverisë, transportuesit privatë bllokuan Shkupin nga që nga ora 6 e mëngjesit.

“Për fat të keq zgjati një vit tendenca jonë që të zgjidhet ky problem dhe jemi të detyruar që të bllokojmë rrugën totalisht, tendenca jonë që nga fundi i vitit të kaluar që të takohemi me kryetaren e qytetit të Shkupit që të arrihet marrëveshje që të zgjidhet problemi i mos pagesës por nuk arritëm të takohemi dhe të zgjidhet problemi dhe jemi detyruar në këtë mënyrë që të shprehim revoltën tonë” – Isen Halili, shofer autobusi.

Sipas shoferëve privatë të autobusëve të kompanisë “Makekspress”, borxhi individual që u ka qyteti i Shkupit kalon 10 mijë euro.

Përafërsisht gati njëjte jemi ato që janë me një ndërrim afër 10,000 euro është borxhi ndërsa ato që janë me dy ndërrime ose me tre kanë më tepër, deri tani kryetarja e qytetit të Shkupit nuk dëshiron ta zgjidhe këtë problem me qytetaret ose me vozitësit e autobusëve” – tha një shofer autobusi.

Ndërsa Lenin Jovanovski, drejtori i kompanisë “Sloboda Prevoz” paralajmëroi se autobusët do të mbeten në rrugë edhe gjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme.

“Ajo që më transmetuan nga transportuesit në takimin e fundit para kësaj konference për shtyp, ata shprehën këmbënguljen e tyre për të qëndruar në rrugë ditë-natë derisa dikush të marrë masa dhe ta zgjidhë këtë rrëmujë” – tha Lenin Jovanovski, drejtor i kompanisë ”Sloboda Prevoz”

Edhe pse një numër i madh gazetaresh priten në hyrje të qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska nuk e pa të arsyeshme që të prononcohet para mediave. Përveç forcave të policisë pranë hyrjes që vëreheshin, shihej qartë se shkaku i bllokimit të rrugëve të Shkupit edhe vetë të punësuarit në qytetin e Shkupit kishin zgjedhur biçikletat për të ardhur tek vendi i tyre i punës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share