close

22 VJET NGA NGJARJET E GOSTIVARIT

Në qytetin e Gostivarit, përfaqësues të komunës, por edhe dëshmitarë të ngjarjes së 9 korrikut 1997, sot me homazhe nderuan dëshmorët e asaj dite.

Në 22 vjetorin e protestave të përgjakshme, një delegacion i komunës së Gostivarit bënë homazhe tek dëshmorët Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseni dhe Milaim Dauti.

Besim Dogani, i cili atë kohë ka qenë ish-kryetar i Rinisë, pjesëmarrës dhe i plagosur rëndë në protestë, e cilëson të vështirë atë kohë, por që siç thekson ishte një sakrificë që ia vlejti për fakin që flamuri shqiptar tashmë valëvitet i papenguar në komunën e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit drejtoi ngushëllime deri tek familjarët e dëshmorëve, të cilët dhanë jetën në ngjarjet e datës 9 korrik.

Ndryshe, në ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 u burgos edhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjtë, por edhe më vonë, u maltretuan nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesëmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtar. /Blerona Jakupi/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!