Ahmeti takon Escobarin: Me rëndësi jetike zgjidhja e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka realizuar sot takim me Gabriel Escobar, Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të ShBA-së, në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share