close
Vendi

27 PRILLI: PROTESTË PARA VILËS PRESIDENCIALE NË VODNO

9269908D-505D-439E-9636-1E4FF718D5B4

Këshilli organizativ për protesta për rastet e montuara politike përmes një proteste të organizuar para vilës presidenciale në Vodno, kanë kërkuar nga Presidenti Stevo Pendarovski, që të mos I mbrojë, sikundër thanë, terroristët e 27 Prillit. Kjo protestë ishte organizuar pas një deklarate të Presidentit Pendarovski, se dënimet për dhunën në Kuvend të vitit 2017 ndoshta janë të mëdha dhe se autorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit nuk janë terroristë.

“Presidenti ka shkelur betimin e tij dhe I shërven vetëm palës maqedonase. Përse asnjëherë nuk ka komentuar raste të montuara politike kundër shqiptarëve. Jemi tubuar për t`I bërë thirrje Pendarovskit që të mos I mbrojë terroristët për shkak se demokracia këtë nuk e lejon” – kanë thënë organizatorët e protestës.

Merret vesh se Policia ka privuar nga liria Blerim Ahmedin, organizatorin e protestës së sotme te presidenca për shkak të djegies së fotografive të Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit, Hristijan Mickovskit dhe Ali Ahmetit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia