close
Vendi

27 PRILLI: REAGIME PAS INTERVISTËS SË PRESIDENTIT

862BCC93-B211-45C4-ADB5-CC4FF0DF7D6E

LSDM E VMRO-DPMNE ME QËNDRIME TË KUNDËRTA


Qëndrimin e Presidentit Pendarovski që të përsëritet procesi gjyqësor për 27 Prillin e kanë komentuar edhe socialdemokratët. Sipas LSDM-së, gjykata tashmë ka vendosur se ajo që ndodhi në Kuvend më 27 Prill është terrorizëm.

DANIELA MARKOVSKA – LSDM

“Ajo që ndodhi më 27 Prill ishte cënimi I rendit kushtetues, të gjithë ishim dëshmitarë se cka ndodhi para katër viteve, se ishte sulmuar tempulli I demokracisë dhe për këtë pati procedurë gjyqësore ku lënda ka përfunduar dhe gjykata është ajo që vendos nëse bëhet fjalë për terrorizëm, dhunë,”

Por, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se Kryeministri Zaev draun se me rigjykimin e rastit të 27 Prillit mund të dalin në dritë dëshmi të reja, kurse sipas tyre, këta dëshmi janë se të dënuarit nuk janë terroristë.

VMRO-DPMNE

“Në mënyrë plotësuese për këtë rast u paraqit edhe një audio-material që tregon se dëshmitari kryesor I Prokurorisë është seriozisht I kompromituar. Fundja, nëse mundej që të përsëritet gjykimi për rastin “Monstra” ku ishin vrarë pesë persona, përse të mos përsëritet gjykimi për këtë rast”

Për Dhunën në Kuvend, 16 persona janë dënuar me burg të përgjithshëm prej 211 viteve për veprën penale “cënim terrorist të rendit kushtetues”.

12 të akuzuar, mes të cilëve edhe deputetët e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski dhe Luben Arnaudov u amnistuan. Një pjesë e tyre më vonë votuan për ndryshimin e emrit të vendit në Maqedonia e Veriut.

Në vazhdë e sipër është edhe një rast gjyqësor për organizatorët e 27 Prillit. Në këtë proces të akuzuar janë ish-Kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish-Ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe ish-Drejtori I DSK-së, Vladimir Atanasovski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia