close
Bota

30 TË PLAGOSUR NGA INCIDENTI AJROR STAMBOLL – NJU JORK

seasd

Fluturimi i avionit Boeing 777-300 të kompanisë “Turkish Airlines” që u nis nga Stambolli për në Nju Jork, u shoqërua nga një incident që la të plagosur mbi 30 persona, vetëm 45 minuta para uljes në aeroportin John F. Kenedy.

Turbulencat e forta në ajër shkaktuan frikë te pasagjerët, disa prej të cilëve pësuan çarje dhe fraktura të ndryshme. Dhjetëra ambulanca u thirrën në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut dhe transportuan të plagosurit drejt spitaleve të ndryshme.

Pasagjerët thanë për mediat se nuk u njoftuan për turbulencën dhe disa njerëz nuk kishin vendosur rripin e tyre të sigurimit në atë moment.  /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia