300 euro dënim për tre shtetasit bullgarë dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni për 3 vjet

Gjykata ka caktuar gjobë në shumë prej 300 euro dhe masën e dëbimit nga vendi por edhe ndalim hyrjeje në vend në afat prej tre vitesh për tre shtetasit bullgarë, të cilët u ndaluan në pikën kufitare “Deve Bair” për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Shtetasit bullgarë, 35-vjeçari G.Z., 50-vjeçari A.H., dhe 54-vjeçari R.H, siç njofton MPB-ja, janë ndaluar rreth orës 12:45, pasi pas sharjeve, kanë tentuaar të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë së Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share