40 vjet i braktisur në shkretëtirë, avioni privat i Elvis Presley ka një pronar të ri

Avioni privat i Elvis Presley ka tashmë një pronar të ri. Pas rreth 40 vitesh i braktisur në shkretëtirën e New Mexico, avioni doli në ankand me çmim fillestar 100 mijë Dollarë dhe u shit përfundimisht për 260 mijë Dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Bashkëshortja e ish-këngëtarit, Priscilla Presley, ishte e pranishme gjatë ankandit për shitjen e avionit privat të Elvis Presley.

Pronari i ri e bëri ofertën përmes telefonit dhe nuk ka preferuar që identiteti i tij të bëhet i ditur.

Avioni ishte blerë nga ish-këngëtari në Dhjetor të vitit 1976 për 840 mijë Dollarë, 1 vit para se Elvis Presley të ndahej nga jeta.

Avioni ka pësuar dëmtime në pjesën e jashtme dhe në kabinë për shkak të qëndrimit në shkretëtirë për 40 vjet, por pjesa e brendshme e pasagjerëve është në gjendje mjaft të mirë. Avioni privat ka 9 sedilje, një tualet dhe një kuzhinë të vogël. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share