close
Vendi

50 MILIONË EURO PËR MODERNIZIMIN E BUJQËSISË

CB52DFAB-EC12-4D59-934A-CCE71F60F464

MJETE NGA BANKA BOTËRORE DHE KOMISIONI EVROPIAN


Me 50 milionë euro do të modernizohet bujqësia e vendit. 46 milionë euro, nga shuma e fondeve do të sigurohen nga Banka Botërore dhe katër milion euro janë grant – fonde nga Komisioni Evropian. Projekti është pjesë e një kornize katër-vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore për të cilën u nënshkrua një marrëveshje kohët e fundit. Sipas Ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha më shumë rëndësi për bujqit do të ketë komponenta e parë e projektit për të cilën do të ndahen 32 milionë euro.

 ARJANIT HOXHA – MINISTËR I BUJQËSISË

Platforma bujqësore-ushqimore në Shkup, e cila do të mbulojë rajonin e Pollogut dhe Kumanovës, do të përmbajë një qendër blerje-shpërndarje, depo moderne të thata, frigoriferë me performancë që nuk ekzistojnë në vendin tonë, si dhe një qendër të veçantë teknike përmbajnë një stacion pastrimi dhe dezinfektimin e kamionëve, pajisjet ndihmëse për një impiant trajtimi dhe një stacion riciklimi të mbeturinave.

 

Është planifikuar gjithashtu të ndërtohet edhe një fabrikë për produkte me origjinë shtazore. Për  Ministrin e Financave Fatmir Besimi projekti ka një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit duke marrë parasysh faktin se bujqësia me 10% merrë pjesë në BPV.

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

Nëse marrim parasysh se gjysma e territorit të vendit është nën sipërfaqe bujqësore, potenciali për kontributin bujqësor në BPV është shumë i madh. Nevojiten zgjidhje sistemike që do të sigurojnë më shumë masë, cilësi më të mirë, dhe kështu prodhim më konkurrues, rrjetëzim dhe krijimin e një sistemi të mirë për vendosjen e sigurt të produkteve bujqësore dhe përmirësimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në drejtim të përdorimit të fondeve evropiane.

Drejtori i Bankës Botërore Massimiliano Paoluçi tha se Fondet nga Banka Botërore u morën me kushte të favorshme, me një periudhë pagese prej 12 vjetësh, duke përfshirë grejs period prej katër vjetësh dhe një normë interesi prej gjashtë muajsh e cila aktualisht qëndron në 0,1 përqind.

 MASIMILIANO PAOLUÇI – DREJTOR I BB-së

“Përmes këtij projekti ne presim të kontribuojmë në më shumë vende pune në zonat rurale dhe të përmirësojmë të ardhurat me qasje më të mirë në treg, trajnim me cilësi të lartë dhe shërbime këshilluese.

Nga projekti do të përfitojnë fermerë, përpunues, zinxhirë të shitjes me pakicë dhe konsumatorë, por gjithashtu do të ketë një ndikim në ekonominë në tërësi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia