UEFA, FIFA, ARSM dhe KOM konfirmojnë prezencën
Të dielën në hapësirat e hotelit ‘Ineks Gorica’ në Ohër me fillim në orën 10:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullti Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut ku do të zgjidhet kryetari i këtij institucioni. Muhamed Sejdini është kandidati i vetëm i paraqitur për postin e presidentit të FFM-së dhe plotëson gjithë kushtet për kandidaturë. Për pozitën e presidentit të FFM-së, Muhamed Sejdini u kandidua nga Lidhja futbollistike Komunale e Kërçovës.
Praninë e tyre në Kuvendin e Rregullt vjetor që mbahet në Ohër, ku në mënyrë të jashtëzakonshme do të zgjidhet Presidenti i ri i Federatës së futbollit të Maqedonisë e kanë konfirmuar Davor Shuker anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Hejdi Beha, menaxher për zhvillim në Asosiacionin Botëror të futbollit FIFA, Agjencioni për Rini dhe Sport do të përfaqësohet me drejtorin Darko Kaevski, ndërsa dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriurt do të përfaqësohet me kryetarin Vasil Tupurkovski dhe sekretarin e përgjithshëm, Sasho Popovski. /Shaban Sinani/