A do ribashkohen “Babastars”? Ghetto Geasy i vendos “vulën” të vërtetës në “Zemër Luana”

Getoar Selimi i njohur ndryshe si Ghetto Geasy ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e kësaj të diele në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në Tv Klan.

Në një sfidë mjaft të personalizuar për secilin, të ftuarit zbuluan shumë të pathëna. Një nga pyetjet që të gjithë kanë kur kanë në skenë Getoar Selimin, padiskutim është: “A do të bashkohen ndonjëherë “Babastars”?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E si gjithmonë “Zemër Luana” do të dijë të bëjë pyetjet më të forta e në këtë rast Ghetto u pyet: “A do ketë një High 5 duke bërë bashkë “Babastars” dhe kujt i thotë “S’jena mo”?”

“Nuk do të ketë një “High 5”, se përsa s’jemi grup do të thotë që s’kam ndërmend t’ja hupi askujt. “Sjena mo” i them “High 1.”, përfundoi Geasy për “Zemër Luana”.  /tvklan.al

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share