close
Top LajmeVendi

A DO TË NDIKOJË DATA E ZGJEDHJEVE LOKALE TEK REGJISTRIMI I POPULLSISË?

chrome_kjONG9TUXU

SIMOVSKI: REGJISTRIMI I POPULLSISË NUK DUHET TË SHTYHET


Drejtori i Entit Shtetror të statistikave konsideron se zgjedhjet dhe regjistrimi nuk do të mbulohen nëse votimi bëhet më 24 tetor. Simovski konsideron se regjistrimi nuk duet të shtyhet.

Pasi Kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se do të kërkojë pëlqimin e partive të tjera që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor, reaguan nga partitë opozitare  VMRO-DPMNE këmbëngul në respektimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mes të tetorit, e në vend të kësaj regjistrimi të shtyhet për në nëntor. Qëndrim të njëjtë ka edhe partia opozitare Aleanca për Shqiptarët lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por a do të ndikojnë zgjedhjet lokale në regjistrimn e popullsisë. Sipas drejtorit të Entit shtetëror të statistikave, Apostol Simovski, mbulimi i datave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe regjistrimit të planifikuar mund të shmanget, nëse 24 tetori caktohet si datë për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshilltarëve në komuna dhe Qytetin e Shkupit.

“Regjistrimi fillon më 5 shtator dhe do të zgjasë 26 ditë, që do të thotë se do të përfundojë më 30 shtator. Nuk do të ketë fare mbulim të zgjedhjeve me regjistrimin e popullsisë, sepse sipas Kodit Zgjedhor, fushata zgjat 20 ditë, para ditës së zgjedhjeve. Regjistrimi i popullsisë nuk duhet të shtyhet, sepse po e shtyjmë tre herë. 20 vjet nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë në vendin tonë”, thotë në një deklaratë për Lokallno, drejtori i Entit shtetëror të statistikave Apostol Simovski.

Në publik tashmë po përmenden tre data të mundshme për zgjedhjet lokale, 17, 24 dhe 31 tetor. Ndërkaq, Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia