Kërkesa tek kabineti i kryeparlamentarit
Rasti me deputetin Pavle Bogoevski e hapi debatin për përdorimin e lëndëve narkotike nga funksionarët shtetëror. Mbrëmë BDI dhe VMRO DPMNE dolën me idenë për veting të përgjithshëm, e sot hap konkret ndërmori grupi i pavarur i deputeteve të VMRO DPMNE-së, të cilët kërkojnë që të hënën të gjithë deputetet që duan, vullnetarisht ti nënshtrohen testit të drogës, e nga kryetari i Kuvendit kërkojnë që t’u mundësoj kushte dhe ekipe mjekësore që këto teste të bëhen.
“Deputete e pavarur nga VMRO DPMNE sot do të nisin iniciativë deri tek Kuvendi që të gjithë deputetet vullnetarisht të bëjnë testin për përdorimin e lëndëve narkotike. Kërkojmë që Kuvendi të hënën, të mundësojë kushte dhe ekipe mjekësore që kjo iniciative të zbatohet.”-deklaroi Deputetet e Pavarur të VMRO DPMNE-së.
Deputetet e pavarur u bënë thirrje edhe funksionarëve tjerë shtetëror që vullnetarisht ta testojnë veten ,e me këtë iniciativë pajtohet edhe LSDM-ja.
“E thjeshte kjo iniciativë është pranueshme sigurisht edhe për ne, kryetari i Kuvendit duhet ta shqyrtoj dhe të vendos në përputhshmëri me kompetencat… Për ne është e pranueshme.” –shprehet Jagoda Shahpanska, Deputete e LSDM-së.
Të gjithë pajtohen me idenë, por kërkese zyrtare deri tek kabineti i Kryetarit të Kuvendit ende nuk ka.
“Kryetari i Kuvendit nuk i ka komentuar dhe nuk do ti komentoj deklaratat nga grupe deputetesh. Në momentin e parë kur do të vijë iniciativë konkrete deri te kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kërkesa do të shqyrtohet, dhe kryetari do të prononcohet bazuar në kompetencat që ia mundëson Kushtetuta, Rregullorja dhe Ligji për deputetet.” –theksoi Kabineti i Kryetari të Kuvendit.
Ndërkohë, deputetet e pavarur e dërguan kërkesën deri tek kabineti i kryetarit, e nga atje ende nuk treguan se kur do të përgjigjen. /Furkan Saliu/