close

A DO T’IA DALË PALMER TË BËJË ZAP BEOGRADIN E PRISHTINËN?

 Daçiq e Pacolli ulin zërin në forumin e Bledit


Në Forumin e sapo përfunduar ndërkombëtar në qytezën turistike të Bledit në Slloveni, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndër çështjet që u gjet në qendër të vëmendjes. Si rrallë ndonjëherë më parë, ministrat e Jashtëm të këtyre dy shteteve janë angazhuar për normalizimin e marrëdhënive. Një zotim të këtillë, ministri i Jashtëm në dorëheqje, Behgjet Pacolli, dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq e kanë bërë në prani të të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ky i fundit ka vlerësuar se ekziston hapësirë për marrëveshje.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në prani të zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën dhe të marten në Bled të Sllovenisë, në forumin për çështje strategjike dhe të sigurisë, kanë nënvizuar interesimin për integrimin e plotë të rajonit në familjen euro-atlantike që nënkupton edhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve apo edhe hasmërive si dhe vendosjen e shtetit të së drejtës. Në këtë rrafsh është folur edhe për nevojën e normalizimit të marrëdhënive Kososov-Serbi:

‘Serbisë dhe Kosovës i nevojitet paqeja, menjëherë. Duhet t’ju falënderohemi të gjithëve të cilët marrin pjesë në këtë proces. I falënderohem edhe zotit Palmer. Shpreojmë se do të bëni shumë për ne. Ne në Ballkan posedojmë një sindormë të vogël: na duhet dikush që do të flasë me ne me zë pak më të lartë,’- deklaroi në takimin e Bledit, ministri i Jashtëm, në dorëheqje, i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Raportohet se po në këtë frymë, si rrallë ndonjëherë më herët, ka folur edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq:

‘Presim të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut pas formimit të Qeverisë në Prishtinë dhe pas ndërmarrjes së disa hapave të caktuar. Natyrisht, kjo do të varet shumë nga ky tranzicion, nga ajo se si do të veprojë përfaqësuesi i ri i lartë dhe si do ta moderojë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinisë. Në çdo rast, ne jemi të gatshëm për veprim të shpejt dhe të jemi konstruktiv,’ – tha të martën kryediplomati serb Ivica Daçiq.

E veçanta e deklarimeve të dy zyrtarëve të lartë nga Prishtina dhe Beogradi është se ato u bënë në prani të Përfaqësuesit të Posaçëm të administrates amerikane për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ky i fundit e pranoi se një ndër obejktivat e tij është stabilizimi i gjendjes në rajon. Ai shprehu shpresën se pas zgjedhjeve Qeveria e re e Kosovës ‘do të suspendojë tarifat’ për mallrat serbe, kurse Serbia ‘do të pakësojë përpjekjet për delegjitimin ndërkombëtar të Kosovës’, për shkak se, ka thënë ai, kjo për të mund të jetë kundërproduktive.

‘Kjo që Amerika dhe Departamenti i Shtetit dëshmuan me emërimin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është përgjegjësi ndaj sinjaleve që i marrim nga rajoni.  Po dëgjojmë nga partnerët tanë nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Ballkani, se nuk jemi sa duhet të përkushtuar dhe të pranishëm. Objektivi im është të udhëtoj nëpër rajon  dhe që me aleatët dhe partnerët tanë të punojmë për disa nga objektivat bazë, sikurse është sundimi i së drejtës, liria e medias dhe transparenca e punës së Qeverisë,’është shprehur zyrtari i lartë amerikan.

Vëzhguesit thonë se presin një ofensivë të re diplomatike për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi, që mund të nisë pasi Përfaqësuesi i ri i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell të marrë detyrën nga Federica Mogherini. /Klan Macedoni/