close
Sport

ABDUL-JABBAR SHET UNAZAT E KAMPIONIT

Kareem Abdul-Jabbar

Nuk është kriza financiare, por bamirësia 


Ish-ylli i NBA-s, Kareem Abdul-Jabbar ka vendosur t’i shesë unazat e fituara si kampion i ligës më të fortë të basketbollit në botë me Los Angeles Lakers.

Arsyeja nuk është kriza financiare, por një dëshirë për të ndihmuar dikë që ka nevojë më tepër se ai për para. Ai ka lindur si Lu Alsyndor në Nju Jork dhe është i famshëm për karrierën basketbollistike, ku gjatë tetë vjetëve nuk ka mundur të paraqitet vetëm në katër ndeshje.

Megjithatë, Karim vendosi të shesë unazat dhe të transferonte paratë në Fondacionin e tij “Skyehuk”, i cili do t’iu mundësojë fëmijëve të mësojnë për fizikën, matematikën, inxhinierinë, programim dhe zhvillimin e teknologjisë.

Karim ishte gjashtë herë kampion i NBA-s, dy herë MVP i finaleve, gjithashtu gjashtë herë MVP i ligës dhe ka fituar shumë çmime të tjera. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia