close

ADAMÇEVSKI: MOSKA E HUMBI BETEJËN ME MAQEDONINË

Jemi dëshmitarë të përplasjes së mëtejshme të interesave amerikane dhe ruse në Ballkan, veçanërsiht gjatë pesë viteve të fundit, pas krizës në Ukrainë. Kur, sipas korrespondentit të mëparshëm nga Moska Mirçe Adamçevski, flitej për një vijë ndarëse midis dy bloqeve, nga Ukraina, përmes Moldavisë dhe Rumanisë deri në Ballkan.

“Rusia ka kohë që e ka humbur luftën për Ballkanin, por ajo e humbi luftën kundër NATO-s jo vetëm në Ballkan para shumë vitesh kur ajo filloi të zgjerohet në lindje… Rusët mundet të hidhërohen, por vendet e paktit të dikurshëm të Varshavës, madje edhe nga vendet tjera dhe nga Maqedonia që nga viti 1991-1992 kur me deklarata të ndryshme paralajmëroi se vendi ynë është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kështu ne shkojmë rrugës sonë të përcaktuar dhe Rusia për fat të keq nuk ia doli të imponojë politikë me të cilën nesër kur do të hyjmë në NATO-do të mundet të jemi miq.”- tha Mirçe Adamçev-Gazetar

Porositë e shpeshtuara të Moskës për Maqedonië dhe Greqinë, për të refuzuar Marrëveshjen e Prespës bëhen gjithënjë e më shumë për prani politike:

“Këto janë pasojë e asaj që ndodhi në Maqedoni, sepse sa herë që bëhet fjalë më Maqedoninë, rusët kur kishte zgjedhje, referendum, paraqiten me qëndrimet e tyre se po bëhen veprime të palejueshme. I shrehin qëndrimet e tyre. Nëse tani do të heshtnin do të dukej se – ja tani përfundoi çdo gjë dhe rusët nuk kanë pasur kurrfarë interesi.”- shprehet Mirçe Adamçev-Gazetar.

Theksimi i presidentit rus se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit janë prioritet për Moskën, si edhe bashkëpunimi i mëtejshëm në planin ushtarak me Serbinë, si partner strategjik, sipas Adamçevit nuk është gumëzhitje armësh që ka të bëjë me formimin e ushtrisë së Kosovës:

“Nuk është fjala për gumëzhitje armësh. Rusia do që të shesë armë dhe është njëra nga eksportueset më të mëdha të armëve. Ndërsa Serbisë i duhen armë, sepse dëshiron që ushtarakisht të mbetet neutral… Mendoj se Kosova është adut për Rusinë. Çdoherë që zhvillojnë dialog për Krimenë, rusët e marrin si shembull rastin e kosovës. -Nëse mundi që Kosova pavarësinë e vetë ta shpallë në Parlament, përse mos të pranohet pavarësia e Krimes, ku njerëzit dolën në referendum.” –deklaron Mirçe Adamçev-Gazetar.

Adamçevski shton se Kosova do të jetë problem për rusët, derisa Serbia nuk merret vesh me Kosovën. Ai pret presion nga Uashungtoni ndaj Beogradit që të arrihet marrëveshje me Prishtinën, por edhe për antarësim në NATO, si rrumbullaksim i projektit amerikan për Ballkanin dhe rusët me siguri do të mbeten me gishta në gojë. /Biljana Georgievska/