SASHK: Rritja prej 5% është e pamjaftueshme
Vazhdon përballja në mes Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë e cila ka paralajmëruar grevë në prag të fillim vitit shkollor. Nga MASH thonë qe rritja e pagave ka qenë kontinuele qe nga viti 2018 kurse ketë shtator mësimdhënësit do të marrin 5 % më shumë. Megjithatë sipas sindikatës kjo rritje është e pamjaftushme.
Nga Ministria e Arsimit thonë që greva e paralajmëruar është e pa nevojshme sepse nuk sjell zgjidhje të një problem i cili veç se është zgjidhur. Sipas tyre qe nga viti i kaluar paga është rritur për 5 % duke u pasuar edhe nga ky fillimvit, paga e mësimdhënësve do të rritet për 5 %.
“Nuk ka nevojë, me të vërtetë nuk ka nevojë që të organizohet grevë. 10.8 % deri tani i kemi rritur pagat, në shkolla fillore dhe të mesme dhe këtë vit pas shumë vitesh, këtë vit po rriten pagat në arsimin e lartë, d.m.th. për herë të parë pas shumë vitesh. Kjo flet për seriozitetin e qeverisë. Prapë po them se do të ulemi, do të merremi vesh dhe të gjithë së bashku do t’i shohim të gjitha parametrat dhe do të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave.” –tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Nëse deri më një shtator Ministria e Arsimit nuk u përgjigjet kërkesave tona dhe nuk jep rezultate, do të ketë protest të hënën-ka thënë Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov. Rritja e pagave për 5% është e pamjaftueshme për të punësuarit në arsim – kanë thënë nga kjo Sindikatë duke shtuar se letra me kërkesa është dërguar tek Ministri. /Klan Macedoni/