44% e qytetarëve mendojnë se puna e tyre është nën nivelin e duhur
A është Administrata Publike transparente, e stërngarkuar, nëse shërbimet merren përmes lidhjeve. Vlerësimet e përgjithshme për punën e saj u prezantuan në të gjeturat e hulumtimit Eurometri 2019.
Shëtitja nëpër sportele, vonesa e pagesave, shërbime jo të mira, këto janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e administratën publike. Sipas hulumtimit anketues të organizatës Eurometri 2019 konkluzionet flasin se vazhdon trendi I pakënaqësisë së qytetarëve me punën e administratës publike.
“Mbi 60% e qytetarëve vlerësojnë se lidhjet janë mënyra e vetme për të marrë shërbime në administratën publike.”- tha Goran Lazarov – Eurometër 2019.
Sipas të dhënave të hulumtimit, më shumë se 40% e të anketuarve janë përgjigjur se puna e administratës nuk është e mirë, kurse rreth 17% janë prononcuar pozitivisht. Në të dhënat e hulumtimit, nga alaenca qytetare thonë se është interesant fakti që perceptimi për punën e administratës publike ndryshon varësisht se cila parti politike gjendet në pushtet. /Verica Dimitrijevska/