Ahmeti: BDI mundet edhe pa Mexhitin, Xhaferin e Bexhetin

“ANËTARËSISË SË PARTISË NUK I PËLQEN ANARKIA”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në prapaskenë degjohej kënga “the wind of changes” apo “fryma e ndryshimit”, e pas Ali Ahmetit  dhe Artan Grubit ishin rreshtuar shumica e funksionarëve të BDI-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E Ali Ahmeti kishte edhe përgjigje në këtë drejtim.

“Me siguri që BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin ky është investim kombëtarë që ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, deklaroi Ali AHmetti kreu i BDI-së.

Megjithatë, Ahmeti insiston që të ketë debat të hapur sepse siç thotë nuk i pëlqen anarkia.

“Mendoj që i tërë grupi parlamentar nuk është i përkushtuar për të rrezikuar ardhmërinë e gjeneratave por këto janë çështje të përkohshme ditore. Hatërmbetjet ditore nuk bënë ti bëjmë pjesë të paltformave tona afatgjate… Është shumica e BDI që nuk do anarki dhe rregull por do debat të qetë dhe shkencor, institucionet janë të gjithë funksionale dhe do punojmë sipas agjendave pë përcaktuara” deklaroi Ali AHmetti kreu i BDI-së.

Edhe pse tha se partia mundet edhe pa Ali Ahmetin, Izet Mexhitin, e Musa Xhaferin në fund tha se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet.

“Unë kam thënë që nuk jam funksionar por jam misionar për derisa vendi akoma nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në Nato kështu që misioni imë akoma nuk është kryer në qafë do më këni ehde nja katër vite”deklaroi Ali AHmetti kreu i BDI-së.

Ditë më parë, një grup i pakënaqur ish-zyrtarësh dhe funksionarësh i kanë dërguar letër Ahmetit ku kërkojnë, siç thonë ata, që të eliminohet sjellja diletantiste e zv.kryeministrit Artan Grubi. Sipas këtij grupi thuhet se Artan Grubi vendos për gjithçka. KlanMaqedoni kërkoi pronocim nga nënshkruesit e letërës, por deri më tani, asnjëri nga funksionarët e nënshkruar nuk shprehën gatishmëri për tu deklaruar para kamerës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share