close

AHMETI: ORGANET TË ZBARDHIN TË VËRTETËN

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në 17 vjetorin e partisë së tij ka folur me tone optimizmi për subjektin që drejton. Duke paralajmëruar hapjen e një faqeje të re, kreu i integristëve tha se në periudhën që vjen partia e tij do t’i përkushtohet sundimit të ligjit, transparencës, në parti dhe  në pushtetin ekzekutiv, si dhe luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Në një paraqitje me rastin e shënimit të përvjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim, në Shkup, zoti Ahmeti ritheksoi angazhimin e tij për zbardhjen e së vërtetës lidhur me të ashtuquajturat bomba politike.

Organet e drejtësisë duhet të zbardhin të vërtetat e jo të bëjnë drejtësi selektive, ndërkohë që për vazhdimin e publikimit të tyre ai tha se është një ‘Brymë mëngjesi’ që ka për t’u venitur së shpejti. /Klan Maqedoni/