close

AHMETI: TË PËRSHPEJTOJMË RRUGËN DREJTË NATO-s e BE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në Komunën e Bogovinës. Kreu i Integristëve Ali Ahmeti ripërsëriti qëndrimin se që nga fillimi i fushatës zgjedhore këto zgjedhje janë vendimtare për të vazhduar proceset euro-integruese dhe për të përmbyllur një kapitull me sukses që do të vendos në binar të paqes dhe stabilitetit afatgjatë Maqedoninë e Veriut.

Në tubimin e Bogovinës para të pranishmëve fjalim rasti patën edhe shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti, si dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. /Klan Maqedoni/