Ekipi gjatë këtij sezoni fitoi titullin dhe kupën
Kampionai i Holandës Ajaxi ka zhvilluar një sezon fenomenal! Klubi ka të fituar sërish kampionatin dhe kupën e Holandës, ndërsa arritën suksesin e madh duke luajtur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve falë yjeve që kanë në ekip. 2019 do të shënohet me gërma të arta në historinë e klubit duke kujtuar se si një grup “çunakësh” eliminuan Real Madridin, Juventusin dhe ishin 1 minutë larg finales së madhe.
Zyra e shtypit e Ajaxit ka postuar një video shumë emocionuese në lidhje me arritjet e sezonit dhe një falënderim për të gjithë ekipin. Nuk është një mesazh rutinë, por një video motivuese më shumë për sezonin tjetër dhe një lutje për të gjithë futbollistët që ishin pjesë e suksesit. “Ju lutem, mos ndryshoni asnjëherë…”, – është mesazhi kryesor i videos. /Agjencitë/