Për herë të parë pas më shumë se 200 viteve, një mbret japonez planifikon të tërhiqet nga froni. Mbreti 85 vjeçar Akihito, pas më shumë se 30 vite të sundimit, fronin mbretëror do t`ia jep birit të tij Naruhito. Qysh në vitin 2016 kishte njoftuar se për shkak të moshës dhe shëndetit, nuk është në gjendje të kryejë detyrat mbretërore.
Kanë kaluar tetë vite nga tërmeti dhe cunami që ndryshoi jetën e shumë japonezëve. Daisuke Onoe atë ditë kishte humbur shtëpinë, thotë se pavarësisht se sa i vështirë kishte qenë rinovimi, mendimi për një çast të vetëm, gjithmonë i ka ndihmuar.
“Mbreti dhe mbretëresha kishin ardhur për vizitë. Mbreti mu afrua u ulë në gjunjë dhe më tha; “E di se e keni shumë të vështirë”. Asnjëherë nuk do t’i harroj ato momente”– tha Daisuke Onoe.
Ky 83-vjeçar thotë se takimi me ciftin mbretëror në qendrën e evakuimit i ka dhënë guximin që të vazhdojë jetën. Reagimi i Akihitos për këtë katastrofë dhe ngushëllimet që i demostroi shënuan sundimin e tij.
“Ndjej një dhimbje të thellë dhe i bashkohem dhimbjes për viktimat e kësaj tragjedie.”– tha Akihito, Mbreti i Japonisë.
Akihito kishte trashëguar të atin e tij Hirohiton. Pjesa më e madhe e sundimit ishte fokusuar në pasojat e rolit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Por, mbreti nuk ka pushtet politik. Nga froni po largohet në momentin kur Kryeministri kërkon ndryshimin e Kushtetutës paqësore të Japonisë, që do të mundësonte formimin e ushtrisë, në vend të të ashtuquajturave “forca mbrojtëse” Besohet se është edhe në konfrontim me qeverinë rreth ardhmërisë së familjes mbretërore.
Kur, Naruhito të bëhet mbret, mbeten vetëm tre trashëgimtarë të mundshëm, kurse njëri prej tyre ka 83 vjet.
“Në të kaluarën kemi pasur vetëm mbretëresha sipas llozës mashkullore kurse asnjëherë nuk kemi pasur mbretër sipas asaj femërore. Për këtë duhet biseduar. Ndoshta kjo do të ishte shkelje e traditës, por duhet të jemi fleksibil dhe të pranojmë se jetojmë në shoqëri moderne” -deklaroi Kyubun Tanaka-Universiteti i Tokios.
Naruhiton 59-vjeçar shumica e vlerëson si personalitet që mund t’i afrohet gjeneratës së re, që herë pas herë vënë në pikëpyetje rëndësinë e familjes mbretërore. Por, për japonezët sikurse është Daisuke, kjo është e padiskutueshme. Thotë se kohë pas kohe me krenari mban teshat që i kishte të veshur në kohën kur u njoftua me mbretin.
“E ruaj këtë bluzë dhe çdoherë kur më ndodh ndonjë e keqe, e shikoj dhe gëzohem.”
Sipas anketave, familja mbretërore në këto momente gëzon një popullaritet të madh, por tranzicioni do të hapë shumë çështje rreth ardhmërisë dhe se çfarë ndryshimesh duhen bërë që kjo familje të mbijetojë. /Klan Maqedoni&Agjencitë/