Aksident i rëndë në Shkup (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pintia të Shkupit, përcjell Klan Macedonia.

Siç duket nga pamjet, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Përplasja duket të ketë qenë direkte.

Policia është vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të rregulluar trafikun në këtë pjesë të qytetit.

Nuk ka ende detaje rreth personave të përfshirë në aksident e as për shkaqet e të njëjtit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share