Siç njofton SPB-Tetovë, mëngjesin e sotëm, në ora 06:50 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Tetovë -Gostivar në afërsi të pompës së benzinit “Neptun”. Aksidenti ka ndodhur si pasoj e përplasjes se tre veturave, Citroen Berlingo me targa të Shkupit i drejtuar nga 52 vjeçari me iniciale S.D, Mercedesit me tabela britanike i drejtuar nga shtetasi i Shqipërisë me iniciale E.H dhe Reno Megan me targa të Shkupit i drejtuar nga 38 vjeçari D.R.
Siç njoftohet në këtë aksident pse persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, bëhet fjalë për dy gra dhe tre fëmijë, të cilët janë trajtuar në Spitalin e Tetovës. Ekspertiza e ekipeve të SPB-së Tetovë ka zgjatur dy orë, dhe gjatë kësaj kohe trafiku është zhvilluar përmes rrugëve alternative Sellarcë e Epërme – Zherovajnë ndërsa në dy vendet ishte prishur edhe rrethoja e autostradës për të dal në rrugën ndihmëse. Nga policia e Tetovës njoftojnë se po punohet rreth zbardhjes së rastit. /Klan Macedoni/