Një e vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi tek pika e pagesës rrugore në Tetovë, nga ana e Gostivarit. Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.
Siç bëhet e ditur në buletin policor, aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit, nga ku në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësja e veturës Mercedes B.D.S 51 vjeçare nga Kërçova, ndërkaq pasagjerët e Volksvagen Tuareg me regjistrim të Dibrës kanë kaluar me lëndime trupore, edhe atë A.K 37 vjeç vozitës i veturës Volsvagen, B.G 32 vjeç, M.K 36 vjeç dhe A.K 62 vjeç, të gjithë nga qyteti i Dibrës. Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Tetovë kanë kryer hetim në vendngjarje. /Lulzime Ameti/