close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI TRAGJIK: GOSTIVARI NDIHMON FAMILJARËT  

Screenshot_2

Komuna e Gostivarit do të ndajë rreth 30 mijë denarë për familjarët e viktimave të aksidentit të Llaskarcës, 15 mijë denarë për të lënduarit dhe me 300 mijë denarë do të bëjë investim në fshatin Llaskarcë.

Familjarëve të viktimave të Llaskarcës do t’u ndahen 30.000 denarë, nga 15.000 denarë do të ndahen për të lënduarit dhe 300.000 për një investim në Llaskarcë. Ky vendim i sjellë nga Këshilli i Komunës së Gostivarit u përkrah në mënyrë unanime nga të gjithë këshilltarët.

Poashtu, gjatë një vizite në vendin e ngjarjes në Llaskarcë, kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari bëri me dije se Komuna e Gostivarit do të investojë në këtë fshat, si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për humanizmin dhe solidaritetin e treguar gjatë aksidentit tragjik të 13 shkurtit.

Poashtu edhe qyteti i Shkupit do të ndajë dëmshpërblim për familjarët e viktimave nga aksidenti. Nga 100 mijë denarë do të ndahen për familjarët ndërsa të lënduarve do t’u ndahen nga 30 mijë denarë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se kjo është një shumë simbolike, me të cilën Qyteti i Shkupit dëshiron të tregojë solidaritetin dhe humanizmin që posedon. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia