close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI TRAGJIK: PROKURORIA, KËRCËNOHET VOZITËSI

Aksidenti-Tetove

Prokurorët shtetëror publik kanë konfirmuar se kanë njohuri se vozitësi i autobusit të aksidentuar më 13 shkurt, ka pasur kërcënime për jetën dhe ka qenë i ndjekur. Prokurori Lubomir Jovevski bëri thirrje që të respektohet prezuimimi i pafajësisë, derisa të grumbullohen të gjithë dëshmitë lidhur me aksidentin. Mjekët kanë thënë se analizat pas aksidentit kanë treguar se vozitësi nuk ka qenë nën ndikimin e alokoholit apo substancave psikotrope.

Një javë pas aksidentit tragjik të udhëtarëve të ‘Durmo Tursit” ku humbën jetëm 15 persona, ende po mblidhen dëshmi për t’u vërtetuar shkaku i aksidentit. Ajo që tash për tash dihet është se vozitësi nuk ka frenuar, se ka tentuar deri në momentin e fundit ta mbajë drejtimin, dhe se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoholit. Prokuroria sot ka konfirmuar se ai, ndërkohë, ka marrë kërcënime për jetën.

“Po, ekzistojnë njohuri të këtilla, dhe unë do të bëja thirrje që të respektohet prezumimi i pafajësisë, më saktësisht theksoj se në këtë moment nuk mundet Prokuroria konkretisht të drejtojë përgjegjësi ndaj ndonjë person të caktuar. Po mblidhen dëshmitë, dhe në atë moment kur do t’i sigurojmë ekspertizat rreth asaj nëse ka qenë në rregull autobusi, do të marrim vendim të Prokurorisë.” -deklaroi Lubomir Joveski- Prokuror Publik.

Prokurorët kanë bërë thirrje që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe privatësia e vozitësit të autobusit deri në rrumbullaksimin e procedurës.

“Morëm informata nga kolegët e Prokurorisë Themelore se vazhdimisht është cak i ndjekjeve, cënohet privatësia e tij, megjithatë njeriu mes tjerash është viktima e atij aksidenti, të jemi human.”- shprehet Bodan Llazarevski-Prokuror Publik.

Menjëherë pas aksidentit, një pjesë e opinionit dënoi deklaratën e pronarit të kompanisë DURMO TURS se vozitësi ka pasur probleme shëndetësore dhe se në momentin e aksidentit ka humbur vetëdijen dhe kontrollin, duke hedhur poshtë mundësinë për parregulsinë teknike të autobusit. Ndërkohë, u ngritën edhe çështje për mënyrën e kontrollit teknik të autobusit. /Biljana Georgijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia