close

AKSIDENTI TRAGJIK: SHËNOHET VIKTIMA E 16-të

Ndërroi jetë pacientja 19-vjeçare


Ka ndërruar jetë vajza 19-vjecare që ishte e lënduar dhe në gjendje të vështirë shëndetësore gjatë aksidentit të autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë. Asaj i ishte amputuar këmba, kurse më shumë se një muaj mbahej në aparate, për shkak të lëndimeve të rënda. Me këtë numri i viktimave të  aksidentit tragjik të 13 Shkurtit u rrit në 16 persona.

Pas thuajse 40 ditë të luftës për jetë, ka ndërruar jetë 19-vjecarja që paraprakisht I shte amputuar këmba pas aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Llaskarcës, kanë konfirmuar nga Spitali I Shkupit. Mjekët thonë se vajza nuk ka mundur tu bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë gjatë përplajes së autobusit, edhe pse kishin tentuar për kaq kohë ta mbajnë në jetë, ajo kishte ndërruar jetë.

Javën e kaluar Prokuroria njoftoi se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia, por edhe parregullsia e frenave. Në hetime janë të përfshirë shtatë persona, mes të cilëve edhe pronari i Kompanisë “Durmo Turs’ si dhe vozitësi i autobusit. Ata janë në paraburgim prej se prokuroria vërtetoi se autobusi ka pasur frena të parregullt dhe aparat jo të rregullat për shënimin e shpejtësisë, kurse, siç është thënë, kontrollet teknike janë kryer në firmën që gjithashtu ka qenë pronë e pronarit të Durmo Tursit. Fatkeqësia ndodhi më 13 Shkurt, kur autobusi me 51 udhëtarë doli nga rruga në autostradën Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë. Humbën jetën 16 udhëtarë. /Klan Maqedoni/