close

AKSIDENTI TRAGJIK: SHTATË TË LËNDUAR NË GJENDJE KRITIKE

Një pjesë e udhëtarëve të lënduar në fatkeqësinë e mbrëmshme  të autobusit janë lëshuar në mjekim shtëpiak, por më shumë se 30 janë ende në spitalet në Shkup dhe në Tetovë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se automjetet e ndihmës së shpejtë të shëndetësisë shtetërore dhe të klinikave private në një kohë rekorde intervenuan, në të njëjtën kohë duke iu falënderuar banorëve lokalë për ndihmën.

Shtatë vetë nga udhëtarët e lënduar rëndë në këtë fatkeqësi janë ende në gjendje kritike, prej të cilëve te tre të lënduar janë bërë intervenime kirurgjike. 50 udhëtarë të lënduar janë në gjendje stabile dhe disa në mjekim shtëpiak:

“Në këtë moment në spitalin “8 Shtatori” ka katër pacientë të cvilët janë në pavijonin e kujdesit intenziv dhe janë në gjendje kritike dhe madje edhe tre të tjerë në Qendrën Klinike, në pavijonin e kujdesit intenziv te të cilët gjatë natës është bërë intervenim kirurgjik dhe këta sot në mëngjes janë më gjendje kritike.” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë së RMV

Filipçe gjatë takimit me gazetarët, diçka para mesditës tha se numri i të vdekurve është 14.Kirurgu Ridvan Bajrami thotë se te një vajzë ka pasur komplikime dhe gjakderdhje.

Disa nga  familiarët e të lënduarëve  tërë natën e kaluan para derës së spitalit pa mundur që t’i shohin të afrëmit e tyre.Pasi në mëngjes  pacientët i vizitoi kryeministri Zoran Zaev, disa prej tyre u lejuan që të hynë në dhomat e spitalit. /Biljana Georgievska/