close

AKSIDENTI TRAGJIK: VAZHDOJNË HETIMET

Strukturat e policisë në koordinim me prokurorinë që dje kanë nisur hetimet. Ato janë ndërprer gjatë natës, por kanë vazhduar gjatë ditës së sotme, për të patur një pasqyrë të qartë rreth shkaqeve të aksidentit tragjik, ka theksuar Zv.ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.

Nga ana tjetër Uka Aliti- Komandant i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë shprehi keqardhje për viktimat. Ai shtoi që ndihma i është dhënë të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Pas aksidentit në vendngjarje kanë qenë prezent ekipi I zjarrfikësve të Tetovës, si dhe ekipi i zjarrfikësve të Shkupit, poashtu edhe një shoqatë vullnetare nga Çairi, por nuk ka munguar ndihma dhe solidariteti i banorëve lokal. /Lindita Aliu/