21 marsi, dita e pranverës, ka filluar me aktivitete të shumta ekologjike në qytetin e Tetovës. Kryetarja Tauta Arifi me porosi për kujdes ndaj ambientit të përbashkët jetësor.
Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përkrahin punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale me qëllim ruajtjen e ambientit ku jetojmë ka apeluar Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.
7 milionë denarë për maqineri të reja që do shërbejnë në mirëmbajtjen e qyteti janë promovuar në aktivitetin e sotëm nga Ndërmarrja Publike Komunale.
Gjithashtu, siç tha Drejtori i kësaj ndërmarrje Xhelal Ceka, janë furnizuar edhe me 150 kontenjerë të mbeturinave dhe 50 kontenjerë të dedikuar për selektim të qelqit.
Theksin në këtë ditë Drejtori Ceka e vendosi te hudhja e mbeturinave të forta vend e pavend, duke apeluar qytetarët të njëjtën ta bëjnë të stacioni i ngarkim- shkarkimit pa pagesë.
Këto aktivitete janë realizuar nga Komuna e Tetovës, NPK në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore, me qëllim ngritjen e vetëdijes për kujdes ndaj ambientit të pastër jetësor. /Lulzime Ameti/