close

AKTIVITETE SOLIDARITETI GJATË RAMAZANIT

Iftare të përbashkta, panaire të bamirësisë, aktivitet solidarizimi mes qytetarëve po organizohen në gjithë vendin në shenjë kremtimi të muajit të Ramazanit.

Banorët e Çarshisë së Epërm në Tetovë kanë shtruar iftar të përbashkët në këtë lagje. Qëllimi i këtij organizimi, siç shprehen, është afrimi i qytetarëve mes vete.

Nga ana tjetër në qendër të qytetit që nga fillimi i kësaj jave po mbahet panairi i bamirësisë nga fondacioni për kulturë, arsim dhe humanizëm “ASR”. Qytetarët gjatë ditës i kanë të hapura tendat e librave, ndërkaq pas iftarit edhe ato me ëmbëlsira. Organizatorët bëjnë të ditur se të gjitha mjetet e grumbulluara do të destinohen për personat në nevojë. Aktiviteti do të përmbyllet në fundjavë. /Lulzime Ameti/