Akuza nga VMRO: Qeveria në kohë krize furnizohet me alkool të shtrenjtë në vlerë prej 3 milionë denarëve

VMRO-DPMNE ka kauzuar sot qeverinë se po bën luks në kurriz të shtetit dhe të qytetarëve në kohë krize. Sipas kësaj partie, përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë qeverisë, është kryer furnizim në vlerë prej rreth 3 milionë denarëve për pije të shtrenjta dhe luksoze alkoolike, përcjell Klan Macedonia.

“Kur nuk ka para për të sëmurët me fibrozë cistike, kur nuk ka para për insulinë apo lloje të tjera terapie, duhet të kujtojmë se Kovaçevski përmes Shërbimit blen pije të shtrenjta dhe luksoze për 2.950.000 denarë”, deklaroi zëdhënësja e VMRO-së, Marija Miteva.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Mitevës, kontrata mes Shërbimit qeveritar dhe tre operatorëve ekonomikë është lidhur më 24 prill të këtij viti.

Miteva, siç përcjell KlanM, thotë se LSDM dhe BDI do të kenë mundësi të pinë verë të cilësisë së lartë që kushton 2,293 denarë një shishe prej 0.75 litrash.

“Përderisa populli mbijeton me 150 denarë në ditë, Kovaçevski me ministrat dhe drejtorët e tij do të kenë mundësi të pinë uiski prej 1 litër, me minimum 42% alkool, i cili kushton 2730 denarë. E kur duan të pinë diçka më të shtrenjtë, do të pinë uiski Bourbon në shishe 1 litërshe me minimum 42% alkool, që kushton 3413 denarë. Derisa diabetikët janë në pritje të insulinës, qeveritarët do të ëmbëlsohen me liker krem ​​të blerë për 2034 denarë. Kur njerëzit blejnë makarona më të lira, ministrat dhe drejtorët e Kovaçevskit do të bëjnë dolli me verë të bardhë të gazuar gjysmë të ëmbël nga 1.331 denarë. Derisa studentët presin paratë për vaktin e studentëve dhe luftojnë për një denar më shumë, njerëzit rreth Kovaçevskit do të mund të pinë konjak që do të kushtojë deri në 3.413 denarë”, deklaroi Miteva./KlanMacedonia

MARRËVESHJA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share