close
Bota

ALABAMA: TË PAKTËN 23 TË VDEKUR NGA STUHIA

1d60562d-4464-4b51-a9a2-05d45cfe6ea3-cx0-cy6-cw0-w1023-r1-s_1551684956-7866505

Të paktën 23 persona, disa prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një uragani që ka përfshirë Alabamanë në jug të Shteteve të Bashkuara. Përveç viktimave, uragani ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, derisa dëmet janë vërejtur edhe në shtetin fqinj, Xhorxhia. Në disa pamje shihet se si pasojë e stuhisë, pemët janë ndarë në dysh, rrugët janë shkatërruar dhe shtëpitë janë rrëzuar. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia