Qindra algjerianë festuan vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për të mos garuar për mandatin e pestë si kryetar shteti.
Bouteflika i shtyu zgjedhjet presidenciale të 18 prillit dhe tha se nuk do të garojë për mandatin e ri.
Kandidatura e tij ka provokuar protesta masive në të gjithë Algjerinë gjatë disa javëve të fundit. /Agjencitë/